TE VËLLAZËRIA ISLAME*(FABA)*
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


LEXO MËSO STUDIO ME EMRIN E {ALL-LLAHUT} I CILI KRIJOJ QDO GJË
 
ForumPortalGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 18 dobit e namazit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
FLORENTI
Admin



Posts : 203
Join date : 28/07/2010
Age : 32
Location : PEJE

18 dobit e namazit Empty
MesazhTitulli: 18 dobit e namazit   18 dobit e namazit EmptyFri Apr 01, 2011 1:16 pm

18 dobit e namazit
in 14 Posts 18 Dobitë e Namazit

--------------------------------------------------------------------------------

Autor: Ibn Kajjim el-Xheuzijje

[Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirëshmit, Mëshirëplotit]

Në librin e tij të shkëlqyer, Zadul-Me'ad, në kapitullin ku përfshihet libri et-Tibb en-Nebeui, Shajkhul-Islam Ibnul-Kajjim (Allahu e mëshiroftë) ka thënë në diskutimin e tij rreth mjekimit dhe ushqimit, sipas rendit alfabetik:

- Namazi -

Allahu i Lartësuar ka thënë:
“Dhe kërkoni ndihmë me durim dhe me namaz. Vërtet kjo është diçka shumë e vështirë (për njerëzit) përveç atyre që janë të nënshtruar dhe kanë frikë (nga Ndëshkimi i Tij).”
Dhe Ai ka thënë:
“O ju që besoni! Kërkoni ndihmë me durim dhe me namaz. Padyshim që Allahu është me durimtarët.”
Dhe Allahu i Lartësuar ka thënë:
“Urdhëroje edhe familjen tënde të falin namazin dhe bëj durim në përmbushjen e tyre. Ne nuk të kërkojmë ty furnizim; (por) Ne t’i sigurojmë ato dhe fundi më i mirë është për ata që kanë tekua (të cilët i zbatojnë urdhërat e Allahut duke shpresuar Xhenetin e Tij dhe qëndrojnë larg ndalesave të Allahut duke u frikësuar nga Dënimi i Tij).”

Në librat e Sunetit është transmetuar se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem nxitonte të falte namaz sa herë që e shqetësonte ndonjë çështje. Më herët u diskutua ideja e shërimit të pjesës më të madhe të sëmundjeve me anë të namazit përpara se të kërkojmë që t’i trajtojmë ato me diçka tjetër.

1- Namazi është shkak për furnizimin dhe rrizkun.
2- Namazi është diçka që e ruan shëndetin.
3- Namazi të mban larg nga gjërat e dëmshme
4- Namazi të largon sëmundjet.
5- Namazi të forcon zemrën.
6- Namazi të ndriçon pamjen e fytyrës.
7- Namazi i jep kënaqësi shpirtit.
8- Namazi largon dembelizmin dhe përtacinë.
9- Namazi i bën gjymtyrët që të jenë aktivë.
10- Namazi të shton fuqinë fizike.
11- Namazi të zgjeron kraharorin (duke të dhënë çlodhje dhe mendjemprehtësi).
12- Namazi është ushqim për shpirtin
13- Namazi të ndriçon zemrën
14- Namazi ruan begatitë dhe mirësitë.
15- Namazi shmang fatkeqësitë dhe katastrofat.
16- Namazi sjell begati dhe mirësi.
17- Namazi e mban larg Shejtanin.
18- Namazi të afron tek Rrahmani (Allahu, i Gjithëmëshirëshmi).

Dhe të gjitha këto kanë një efekt mahnitës në shëndetin e trupit dhe zemrës, në forcimin e tyre dhe largimin e ndyrësirave të dëmshme për to. Nuk ka dy njerëz që janë goditur me ndofarë paaftësie, sëmundjeje, apo ndonjë fatkeqësi tjetër përveç se pjesa e atij që falet është më e vogël dhe përfundimi i tij do të jetë më i pastër.

Namazi gjithashtu ka një ndikim mahnitës tek të këqiat e kësaj dynjaje dhe në largimin e tyre, në mënyrë të veçantë kur namazi kryhet me përpikmëri dhe plotësisht, si nga ana brendshme ashtu dhe nga ana e jashtme. Asgjë nuk i largon të këqiat e kësaj dynjaje dhe nuk sjell begatitë e saj sikurse namazi.
Shkak për këtë është se namazi është lidhja që mban robi me Allahun subhanahu ue teala. Kështu, sipas fuqisë së lidhjes që mban robi me Zotin e tij subhanahu ue teala atij do t’i hapen dyert e mirësisë, do të pushojnë së rëni gjërat e këqia dhe shkaqet e tyre që e kanë goditur atë, do t’i jepet sukses nga Zoti i tij subhanahu ue teala bashkë me sigurinë, shëndetin, pasuritë e kësaj dynjaje, çlodhje, lumturi, kënaqësi dhe çdo gjë të gëzuar, të gjitha këto do t’i vijnë në mënyrën më të përshtatshme.

---------------------
Përkthim i kuptimit të ajetit në Suren Bekare, 45.
Përkthim i kuptimit të ajetit në Suren Bekare, 153.
Përkthim i kuptimit të ajetit në Suren Ta-Ha, 132.
Zadul-Me’ad (4/304-305) e Ibn Kajim el-Xheuzijje, Mu’assesetur-Risale, botimi 4, 1424.
__________________
__________________
Thuaj, o e fshehet ju ate qe keni ne kraharoret tuej, o e shfaqet haptazi ALLAHU ate e di
[Ali Imran.29]
Transmetohet nga Ebu Hurejre Abdurrahnan ibn Sahr r.a se i Derguari i ALLAHUT [slla-llahu alejhi-ve selam] ka then. Vertet ALLAHU nuk shikon ne trupat tuaj as ne fizionomite tuaja, por shikon ne zemrat tuaja
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://f-forum10.nstars.org
 
18 dobit e namazit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rëndësia e ruajtjes së namazit
» Vlera e namazit të natës
» Arken a Salah – 14 shtyllat e namazit
» Lënia e namazit është shkak për ndëshkimin në varr
» Ngjarje e çuditshme e cila tregon se sa i ka kushtuar rendësi shejh Bin Bazi namazit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
TE VËLLAZËRIA ISLAME*(FABA)* :: Gjithqka Rreth Fejes Islam-
Kërce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Cookies | Latest discussions