Rëndësia e ruajtjes së namazit
Namazi është shtylla e Islamit dhe radhitet menjëherë pas dëshmisë së All-llahut dhe Pejgamberit alejhi selam. Muslimanët duhet ta kryejnë këtë ibadet para të gjitha llojeve të ibadeteve të tjera.
Poashtu, edhe numri i namazeve ditore (pesë) iu urdhërua Pejgamberit, alejhi selam, në natën e Miraxhit.
Namazi është puna e parë për të cilin njeriu do të japë llogari në Ditën e Gjykimit dhe ai është ibadeti të cilin nëse e len njeriu, e humb fenë e vet.
Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Puna e parë që pyetet njeriu për të në Ditën e Kijametit është namazi, nëse jep provimin në namaz pyetet edhe për pyetjet e tjera, por nëse dështon në namaz do të dështojë edhe në pyetjet e tjera.” Hadithi tregon se namazi është vepër dhe çelës i punëve të cilat pasojnë pas saj dhe nëse ajo punë pranohet atëherë punët e tjera i ka më lehtë por nëse nuk pranohet atëherë e ka vështirë për punët e tjera të përgjigjet. Personit pa namaz nuk i vjen në konsideratë puna tjetër por urdhërohet të tërhiqet zhagas në Xhehenem.
Lënia e namazit është mëkat i barabartë me daljen prej dinit Islam.
Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Mes njeriut dhe kufrit është lënia e namazit.”
Poashtu, pejgamberi alejhi selam, ka thënë: “Gjëja e cila na ndan neve-muslimanëve dhe atyre jomuslimanëve është namazi dhe ai i cili e lë namazin ka dalë prej fesë (dinit)”.
Omer ibn El-Hattabi ka thënë: “Për mua vepra më e rëndësishme e juaj është namazi. Kush e ruan atë, e ruan fenë e vet, e kush nuk e ruan, atëherë të gjitha punët i ka të pambrojtura (i janë të shkatërraua).”
Ebu Derda ka thënë: “Nuk ka iman ai i cili nuk ka namaz dhe nuk ka namaz ai i cili nuk ka abdes.”
Abdullah ibën Mes’udi ka thënë: “Ai i cili e lë namazin nuk ka fe (din).”
Lënia e namazit është mëkat i madh për besimtarin, është errësirë e shkatërrim në këtë dynja dhe në ahiret. Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Ai, të cilit i kalon namazi i ikindisë, është si ai, të cilit i është gjymtuar familja dhe pasuria e vet.”
Në Kur’an përshkruhet edhe dialogu midis besimtarëve dhe jobesimtarëve në Ditën e Gjykimit: (Besimtarët do të pyesin): “Ç’ju solli në Sekar (xhehenem)? (Jobesimtarët) do të thonë: Ne nuk ishim nga ata që faleshin, nuk i ushqenim të varfërit, përziheshim me të tjerët në biseda të kota dhe mohonim Ditën e Gjykimit, derisa na erdhi vdekja”. (Muddethir: 42-43)
Ibnu Kajjimi ka thënë: Të gjithë muslimanët janë në ujdi se lënia e namazeve farz me qëllim është prej mëkateve më të mëdha dhe se mëkati i tillë është më i madh te All-llahu se sa vjedhja, marrja (grabitja) e pasurisë, pirja e alkoolit, bërja e zinasë (prostitucioni), dhe personit që i bën këto mëkate i paraqitet dënimi në këtë dynja dhe në ahiret.
Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Përderisa mbrëmë kam qenë duke fjetur më kanë ardhur dy persona dhe më kanë thënë: Zgjohu! Kam ecur me ta dhe kam parë çudira të shumta dhe prej gjërave që kam parë janë: i kam parë dy njerëz- njëri i shtrirë ndërsa tjetri e merrte një guri të madh dhe i mëshonte me të në kokë dhe me këtë ia llomit’te kokën dhe ia bënte copë copë, pastaj pasi i binte nga dora e merrte gurin me i sjellë prapë dhe derisa i vinte me i sjellë, kryet iu kthente përsëri si e ka pasur të shëndoshë dhe i mëshonte prapë me guri dhe kështu me radhë.”
Ky është personi i cili e lë namazin dhe do të ketë kështu dënim në varr deri në Ditën e Kijametit.
Sikur që është haram mosfalja e namazit ashtu është haram edhe lënia e namazit derisa t’i kalojë koha, dukuri kjo e përhapur te shumë persona të cilët e lënë namazin për një punë të vogël të dynjasë, për shkak të përtacisë nuk zgjohen me falë namazin e sabahut me kohë, për shkak të ndonjë musafiri e punë të tjera. Abdullah ibn Mes’udi thotë: “Lënia e namazit është mosfalja në kohë të vet, e nëse ata e kanë lënë, atëherë janë jomuslimanë.”
Namazi është shtylla kryesore e fesë. Nuk ka falje për atë që nuk e kryen namazin, përveç kur personi humb vetëdijen. Në raste sëmundjesh të tjera, nuk ka arsye që namazi të mos falet, madje edhe kur njeriu është i paralizuar a i plagosur rëndë. Sipas sheriatit, të sëmurit i thuhet: “Pastrohu si të mundesh dhe sa të mundesh, ulu si të mundesh, por mos e lerë namazin, pastrohu me ujë e nëse nuk ke ujë merr tejemum, falu në këmbë e nëse nuk mundesh falu ulur, e nëse nuk mundesh edhe kështu, falu i mbështetur në krahun e djathtë apo i shtrirë në shpinë, e nëse as kështu nuk mundesh, lëvize kokën ose sytë, në kuptim të fjalëve të All-llahut: “Prandaj, sa të keni mundësi, ruajuni nga dënimi i All-llahut!” (Tegabun: 16)
Besimtari e ka për obligim që kur të hyjë në namaz të jetë i pastër, që leximin e Kur’anit në namaz ta bëjë me përulësi, si dhe t’i ketë të plota rukunë dhe sexhden.
Namazi ka qenë porosia e fundit e Pejgamberit, alejhi selam, para se të shpërngulet në Ahiret( ku thonte): “Namazin, namazin! Edhe ata që i keni nën kujdesin tuaj.” (Transmeton Ibn Maxhe)
E lusim All-llahun e Madhërishëm që të jemi nga ata të cilët e ruajnë namazin dhe të na bëjë trashëgimarë të Xhennetit Firdevs, ku do të jemi përgjithmonë, inshallah. (Amin)
أُذِنَ لِلَّذِينَ يُقَـٰتَلُونَ بِأَنَّهُمۡ ظُلِمُواْ*ۚ وَإِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ نَصۡرِهِمۡ لَقَدِيرٌ .٣٩
Atyre që po sulmohen me luftë, u është dhënë leje të luftojnë, për shkak se u është bërë padrejtë, e All-llahu ka fuqi për t'u ndihmuar atyre (muslimanëve).
(Haxhxh,39)