Ngjarje e çuditshme e cila tregon se sa i ka kushtuar rendësi shejh Bin Bazi namazit
-Ebu Merjem-
Një ditë prej ditëve shejh Bin Bazi -rahimehulla- e kishte një takim me disa dijetarë, mirëpo namazin e sabahut nuk e kishte falur në xhami, tregojnë ata që e rrëfejnë këtë ndodhi: Pasi që e kemi falur namazin në xhami kemi shkuar tek shtëpia e shejhut dhe e kemi pritur, kemi trokitur ka dalë shejhu dhe na ka pyetur për kohën dhe i kemi treguar se namazi me xhemat është falur. Shejhu Allahu e mëshiroftë kishte qenë i lodhur shumë dhe s’kishte fjetur përveçse pak para mbarimit të natës kur ishte ngritur për të falur namaz nate ishte shtrirë pakëz që të pushon dhe e kishe zënë gjumi dhe s’kishte qenë askush rreth tij për ta zgjuar apo për t`ia lënë orën e kurdisur për ta lajmëruar.
Pasi që e lajmëruan shejhun se njerëzit janë falur shejhu e fali sabahun vetëm dhe pasi e përfundoi namazin i tha shejh Bin Bazi dy vëllezërve të tij: Abdurrahman Atikut dhe Hamd ibn Muhammed ibn Nasirit, kjo është hera e parë në jetën time që me ik namazi me xhemat.
Allahu e mëshiroftë shejh Bin Bazin.
www.botaislame.com