TE VËLLAZËRIA ISLAME*(FABA)*
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


LEXO MËSO STUDIO ME EMRIN E {ALL-LLAHUT} I CILI KRIJOJ QDO GJË
 
ForumPortalGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Kinezët dhe namazi i sabahut

Shko poshtë 
AutoriMesazh
FLORENTI
Admin



Posts : 203
Join date : 28/07/2010
Age : 32
Location : PEJE

Kinezët dhe namazi i sabahut Empty
MesazhTitulli: Kinezët dhe namazi i sabahut   Kinezët dhe namazi i sabahut EmptyWed Mar 30, 2011 6:48 am

Kinezët dhe namazi i sabahut
Ishte ulur një njeri para imamit të tij duke i treguar përvojën e tij në luftën e tretë të Halixhit.Kurse imami e ndëgjonte atë me vëmendje, njeriu e tregonte këtë ngjarje duke thënë:

U takuam me disa ushtar kinez,e shfrytëzuam rastin që të i thërrasim ata në islam dhe ti nxjerrim nga errësira e shirkut dhe zullumit , nga adhurimi i Budës dhe Konfuqit dhe nga idhujt e tjerë që ata adhuronin, në adhurimin e Allahut Një.

Dashti Allahu teala dhe na dha bereqete në thirrjen tonë,e pranuan islamin një numër i konsiderueshëm prej tyre dhe filluam ne që të ia mësojm atyre kushtet e islamit, obligimet dhe ndalesat në islam,ata filluan që të i falin kohët e namazit por ishin të detyruar që të faleshin në mënyrë të fshehur ngase praktikimi i fes ishte i ndaluar në ushtri.

Problemi u shfaq në faljen e namazit të sabahut,si të zgjohen,si te tubohen dhe si të shpëtojnë pa u vërejtur nga komandantët e tyrë?

Secili nga ushtarët mori nga një orë me alarm dhe zgjoheshin nëpërmes atyre,porse kjo bëri që disa ushtarë të tjerë të ankohen tek komandantët se këta po ia prishin gjumin gjatë natës dhe nuk kanë asnji obligim ushtarak në këtë kohë.

Shejhu e vështronte me shumë kurreshtje ngase ishte i impresionuar me kujdesin e ushtarëve kinez që tregonin për kohët e namzit,kurse treguesi i ngjarjes vazhdoi tregimin e tij duke thënë:

Pasi që ushtarët që e pranuan islamin nuk mundeshin në asnjë mënyrë të zgjohen për faljen e namazit të sabahut vendosën secili prej tyre që para se të bien në gjumë të pinë nga nji sasi të madhe të ujit në menyrë që nga presioni i nevojës fiziologjike të zgjohen në një kohë të afërme me kohën e sabahut,dhe këhtu secili prej tyre zgjohej në kohen e duhur dhe e falnin namazin e sabahut secili në shatorin e vet.

Me kalimin e kohës dhe me përvojën që fituan ata e mesuan në mënyrë të saktë se sa ujë duhet të pihet për tu zgjuar mu në kohën e duhur,dhe kështu e zgjidhën problemin e zgjuarjes në kohën e duhur,dhe e falnin mamazin tamam në koh.

Kur treguesi i tregimit e ngriti kokën dhe e shiqoi shejhun e pa se nga sytë e tij rridhnin lotët.....

Këta të rinjë në islam,dhe sa shumë është rritur në zemrat e tyre dashuria për islamin dhe per namazin ne kohën e duhur.

Përse ky interesim kaq i madh?

Ngase ata e kuptuan injorancën në të cilën ishin,poashtu e kuptuan edhe mirësin e islamit.

Dhe për keqardhje themi se ka nga ne që janë lindur në islam dhe nga prindërit musliman,nuk e falin namazin e sabahut edhe pse janë të lirë që të i lënë alarmet për tu zgjuar,ata madje e ndëgjojnë edhe ezanin dhe xhamia është afër tyre ndoshta me hapa!!!!!!!!!

Porse do të vie një ditë kur ata që nuk falen do të thonë : " Oh i mjeri un,sikur të isha prej atyre që e pasonin rrugën e Muhamedit alejhi selam"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://f-forum10.nstars.org
 
Kinezët dhe namazi i sabahut
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Namazi i sabahut masë e dashurisë ndaj Allahut të Lartësuar
» Namazi i udhëtarit
» Namazi i xhumasë
» Namazi shërim i mendjes dhe i trupit
» Tubimi i melekëve në namazin e sabahut dhe të ikindisë dhe kërkimi i faljes për ata që prezentojnë në to

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
TE VËLLAZËRIA ISLAME*(FABA)* :: Histori islame-
Kërce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Cookies | Latest discussions