Tubimi i melekëve në namazin e sabahut dhe të ikindisë dhe kërkimi i faljes për ata që prezentojnë në to
Tubimi i melekëve në namazin e sabahut dhe të ikindisë dhe kërkimi i faljes për ata që prezentojnë në to
Melekët e ndershëm tubohen në namazin e sabahut dhe të ikindisë dhe kërkojnë falje për atë që i falë këto namaze në xhemat.
Në të dy sahihet transmetohet se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Mbi ju ndërrohen melekët e ditës dhe natës. Ata takohen në sabah dhe në ikindi, e pastaj ngriten ato që kanë ruajtur mbi ju dhe Zoti i tyre i pyet, edhe pse e di më mirë se ata: "Në çfarë gjendje i latë robërit e Mi?"
Ata u përgjigjen: "I lamë duke u falur e i takuam duke u falur."
Në transmetimin që e shënon Ebu Huzejme qëndron: "I takuam duke u falur dhe i lamë duke u falur, e për këtë faljau në Ditën e Gjykimit." (Shih "Sahih Et-Tergib vet-Terhib", hadithi nr.463).
Marrë nga libri: "Namazi me xhemat."
Me autor: Muhamed Bin Abdulaziz El-Musnid
Përgaditi: Tewhid- Forumi Islam @ Kur´an dhe Sunet