TE VËLLAZËRIA ISLAME*(FABA)*
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


LEXO MËSO STUDIO ME EMRIN E {ALL-LLAHUT} I CILI KRIJOJ QDO GJË
 
ForumPortalGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Namazi i udhëtarit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
FLORENTI
Admin



Posts : 203
Join date : 28/07/2010
Age : 32
Location : PEJE

Namazi i udhëtarit Empty
MesazhTitulli: Namazi i udhëtarit   Namazi i udhëtarit EmptyFri Apr 01, 2011 12:57 pm

Namazi i udhëtarit ka disa dispozita të veçanta, të cilat do t`i cekim në vazhdim.
Shkurtimi i namazeve që përbëhen nga katër rekate Allahu thotë në Kuran: “Kur të jeni në udhëtim e sipër, nuk është mëkat për ju të shkurtoni namazin, nëse frikësoheni se jobesimtarët do t`ju sjellin ndonjë të keqe. Jobesimtarët janë armiqtë tuaj të hapët”. (En-Nisa, 101)

Ky shkurtim nuk është kufizuar vetëm në situatat në rast frike.
Ja`la ibn Umeje ka thënë: “Unë i thashë Umer ibn Hatabit: “Më sqaro përse njerëzit e shkurtojnë namazin, kur Allahu thotë: “….. nëse frikësoheni se jobesimtarët do t`ju sjellin ndonjë të keqe…” (ajeti i mësipërm) dhe ato ditë kanë shkuar tani!” Umeri tha; “Edhe unë jam habitur për të njëjtën gje dhe kur ia përmenda atë Profetit (a.s), ai tha: “Kjo është një bamirësi që Allahu i Lartësuar jua ka dhënë juve, kështu që pranojeni atë”.
Ibn Xheriri treansmeton se Ebu Munib El Xharshi ia përmendi këtë ajet Ibn Umerit dhe tha: “ Ne jemi të sigurt tani dhe kemi frikë, a duhet pra që ta shkurtojmë namazin?” Ibn Umeri iu përgjigj:
“Me të vërtetë që ju keni tek i Dërguari i Allahut një shembull të mrekullueshëm për ta pasuar”. (El- Ahzab, 21)
Për të njëjtën çështje u pyet edhe Aishja, e cila tha: Namazi u bë farz në Mekë me nga dy rekate. Kur Profeti (a.s) erdhi në Medine, dy rekate iu shtuan çdo namazi përveç namazit të akshamit, pasi ai është vitri i ditës dhe namazit të sabahut për shkak të gjatësisë së këndimit të Kuranit. Kur ishte në udhëtim, ai falte namazin e pare (d.m.th vetëm dy rekate), ashtu siç është bërë farz në Mekë”.1
Ibn Kajimi thotë: “ Profeti (a.s) falte vetëm dy rekate për ata namaze që përbëheshin nga katër, kudo që udhëtonte derisa kthehej në Medine.
Nuk është konfirmuar se ai ka falur ndonjëherë katër rekate (gjatë kohës që udhëtonte) dhe asnjëri prej imamëve nuk ndyshon lidhur me këtë çështje, megjithëse ata kanë mendime të ndryshme përsa i përket regullin të shkurtimit të namazit”.
Amri, Aliu, Ibn Mesudi, Ibn Abasi, ibn Umeri, Xhabiri dhe pasuesit e shkollës hanefite thonë se ai është vaxhip ( i detyruar).2 Ndjekësit e shkollës malikite thonë se është sunneh muakedeh ( sunet i theksuar) ; madje është edhe më i theksuar se namazi me xhemat. Nëse udhëtari nuk mund të gjejë një udhëtar tjetër që ta prijë namaz, aim und të falet vetëm pasi është e papëlqyeshme që të pasojë atë që është vendas (d.m.th të falë katër rekate) sipas shkollës malikite. Dijetarët e shkollës hambelite janë të mendimit se është më e vlefshme që personi të shkurtojë namazin sesa të falë katër rekate. Dijetarët e shkollës shafite kanë mendim të ngjashëm nëse personi ka udhëtuar një distance të mjaftueshme.
Distanca që dikush duhet të udhëtojë para se ta shkurtojë namazin
Përfundimi i nxjerë nga ajeti kuranor është se çdo udhëtim, qoftë i gjatë apo i shkurtër, që përkon me përkufizimin gjuhësor të fjalës “udhëtim” do të thotë mjaftonte për t`i shkurtuar namazet, t`i bashkosh ato dhe të mos agjërosh.
Nuk ka asgjë në Sunet që e përmbledh këtë term të përgjithshëm në një kuptim të veçantë. Ibn Mundhiri dhe të tjerët kanë përmendur më shumë se njëzet transmetime lidhur me këtë pike. Ne do të përmendim disa prej tyre ose ato më të rëndësishmet.
Ahmedi, Muslimi, Ebu Daudi dhe Bejhekiu transmetojnë se Jahja ibn Jezidi ka thënë: “Unë e pieta Enes ibn Malikun rreth shkurtimit të namazit dhe ai me tha se i Dërguari i Allahut falte dy rekate nëse ai kishte udhëtuar tri milje ose një fersah”.
Ibn Haxheri në “Fet`h El Bari” shkruan : “Ky është hadithi më autentik që e përmend dhe sqaron atë (pyetje)”. Hamendja mes miljes dhe asaj që quhet fersah është bërë e qartë nga thënia e Ebu Seid El Hudrit: “Nëse Profeti (a.s) udhëtonte në një distance sa një fersah, ai shkurtonte namazin”.
Kjo transmetohet nga Seid ibn Mensuri.
Hafidh ibn Haxheri në “Et-Talhis’ e pranoi atë pa bërë komente rreth tij.
Fakti që një fersah është i barabartë me tre milje është i mirënjohur dhe kështu hadithi i Ebu Seidit e largon dyshimin që shkakton hadithi i Enesit, duke sqaruar se distance më e shkurtër prej së cilës Profeti (a.s) e shkurtonte namazin ishte tre milje. [Në këtë transmetim gjendet Ebu Harun El-Abdi. El Hafidh në veprën e tij “Et-Takrib” e cilëson si një transmetues të braktisur, ndërsa të tjerët e kanë cilësuar si trillues; Temamul Minneh]
Një fersah është i barabartë me 5541 metra, ndërsa një milje është e barabartë me 1748 metra. Distanca më e shkurtër që është përmendur për shkurtimin e namazit është një milje. Kjo është transmetuar nga Ibn Ebi Shejbe nga Ibn Umeri me një zinxhir sahih.
Ibn Hazmi e pason këtë transmetim dhe diskuton se nëse distance është më pak se një milje, atëherë namazi nuk duhet të shkurtohet. I Dërguari i Allahut shkoi tek varrezat e Bakit për të varrosur të vdekurin dhe njëherë tjetër ai shkoi t`u përgjigjet nevojave personale dhe nuk e shkurtoi namazin.
Përsa u përket disa juristëve që thonë se udhëtimi duhet të jetë të paktën dy distance të tilla i gjatë apo disa të tjerëve që thonë tre të tilla, përgjigjja e Imam Ebu El Kasim El-Harkit është e mjaftueshme për ne. Në “El Mugni” ai thotë: “Unë nuk gjej ndonjë argument për atë që thonë ata dijetarë. Pohimet e sahabëve janë në kundërshtim me tad he ato nuk janë prova (përcaktuese) nëse ndyshojnë. Nga Ibn Umeri dhe Ibn Abasi është transmetuar diçka që ndryshon nga ajo që argumentojnë dijetarët tanë. Madje edhe nëse kjo nuk kishte të bënte më të, pohimet e tyre nuk përbëjnë ndonjë argument kur ekziston një pohim apo vepër e Profetit (a.s). Madje edhe nëse pohimet e tyre janë të pranueshme, ne nuk do të ishim të aftë të përshkronim distancat që ata përmendin për dy arsyet e mëposhtme: e para është se ndyshojnë nga Suneti i transmetuar nga Profeti (a.s) dhe nga kuptimi objektiv i Kuranit, pasi kuptimi i qartë i ajetit e lejon shkurtimin e namazit kur dikush është në udhëtim. Allahu i Madhëruar thotë:
“Nëse ju jeni në udhëtim, nuk ka ndonjë mëkat për ju nëse e shkurtoni namazin”.
Kushti në rastin e ndonjë frike është hequr siç e pamë në hadithin e transmetuar nga Ja`la Ibn Umeje dhe ajo që mbetet është kuptimi i qartë i ajetit, i cili përfshin çdo lloj udhëtimi. Profeti (a.s) ka thënë: “Një udhëtar mund të marrë mes`h sipër çorapave të tij për një periudhë prej tre ditësh”.
Kjo tregon se gjatësia e kohës, që dikush duhet të marrë mes`h nuk shërben si argument për çështjen që ne po diskutojmë. Distanca e shkurtër mund të kalohet për tri ditë dhe Profeti (a.s) e ka quajtur udhëtim. Ai ka thënë: “Nuk i lejohet asnjë gruaje që beson Allahun dhe Ditën e Fundit të bëjë një udhëtim njëditor përveçse me praninë e një të afërmi mashkull”.
E dyta, pyetja rreth distances që duhet bërë gjatë një udhëtimi është vetëm ajo që merr përgjigje nga shpalljet e Allahut të Lartësuar (Kurani dhe Suneti); nuk është ndonjë çështje që dikush mund ta bazojë në arsyetimin personal dhe as ndonjë çështje prej së cilës mund të rrjedhë ndonjë analogji.
Këto argumente që ekzistojnë e mbështesin mendimin se shkurtimi i namazit i lejohet çdo udhëtari, nëse nuk ka ndonjë marrëveshje për të kundërtën.
Ngjashëm me të është edhe udhëtimi që bëhet me aeroplanë, trena e kështu me radhë ose një udhëtim që bëhet në nënshtrim nda Allahut të Lartësuar e lloje të ndryshme udhëtimi.
Nëse dikush profesioni i të cilit e bën që të jetë gjithmonë në udhëtim, për shembull, një pilot, një shofer kamioni, një kapiten anijeje e të tjerë të ngjashëm me ta, atëherë atyre u lejohet ta shkurtojnë namazin apo ta prishin agjërimin, pasi ata llogariten udhëtarë.
Vendi nga ku mund të shkurtohet namazi
Shumica e dijetarëve janë të mendimit se personit i lejohet ta shkurtojë namazin, nëse ai e lë vendin e tij të banimit dhe del jashtë qytetit të tij. Ky është një kusht dhe ai nuk duhet ta fillojë namazin e plotë (katër rekate) derisa të arrijë shtëpinë e pare të qytetit të tij.
Ibn Mundhiri thotë: “Unë nuk di që Profeti (a.s) të ketë shkurtuar ndonjë nga namazet e tij gjatë çdo udhëtimi të tij, derisa të linte Medinen”.
Enesi transmeton: “Unë fala namazin e drakes katër rekate me Profetin Muhamed (a.s) në Medine, ndërsa në Dhul-Hulejfe falëm vetëm dy rekate”.
Disa nga dijetarët e hershëm prej selefëve thonë se nëse dikush bën nijetin për të udhëtuar aim und ta shkurtojë namazin edhe pse është në shtëpinë e tij.
Kur duhet që udhëtari ta falë namazin e plotë?
Një udhëtar mund ta shkurtojë namazin për aq kohë sa ai është në udhëtim. Po ashtu, nëse ai qëndron në një vend për tregti apo për punë të tjera, atëherë ai duhet ta shkurtojë namazin për aq kohë sa ai është atje, edhe nëse qëndron me vite. Sipas Ibn El Kajimit nvse një person vendos të qëndrojë në një vend për një periudhë të caktuar kohore, ai mbetet udhëtar pavarësisht nga fakti nëse planifikon të rrijë atje për një kohë të gjatë apo të shkurtër për aq kohë sa ai nuk planifikon të qënrojë (d.m.th të banojë atje dhe të mos kthehet) në vendin ku ai ka udhëtuar. Kështu vazhdon derisa nuk ka vendosur të qëndrojë në atë vend. Dijetarët kanë mendime të ndryshme lidhur me këtë çështje. Duke i përmbledhur dhe duke dhënë mendimin e tij Ibn Kajimi thotë : “I Dërguari i Allahut qëndroi njëzet ditë në Tebuk dhe gjatë asaj kohe ai e shkurtoi namazin dhe nuk ka që dikush nuk mund të shkurtojë atë nëse qëndron më shumë se as ditë, megjithëse ka një consensus se ai qëndroi atje për atë periudhë kohore”.
El Hasani thotë: “Ai që nuk arrin në destinacionin e tij (qytetin e banimit), mund të shkurtojë namazin”.
Aishja (r.a) thotë: “namazi shkurtohet edhe kur personi nuk i ka lënë ende placket e udhëtimit (dhe nuk është më në udhëtim)”.
Të katër imamët janë të mendimit se nëse dikush ka ndonjë nevojë për të cilën do kujdesur dhe ka gjithmonë qëllimin për t`u larguar ditën tjetër, atëherë ai mund ta shkurtojë e tij për aq kohë sa ai qëndron në atë vend. Megjithatë, sipas një pohimi të imam Shafiut, aim und të bëjë kështu vetëm për shtatëmbëdhjetë apo tetëmbëdhjetë ditë dhe pas asaj kohë ai nuk duhet të shkurtojë namazin. El Mundhiri përmend në Ishrafin e tij: “Dijatarët pajtohen me mendimin se udhëtari mund të shkurtojë namazin, për aq kohë sa ai nuk ka për qëllim të qëndrojë në atë vend, madje edhe nëse qëndron atje me vite.
أُذِنَ لِلَّذِينَ يُقَـٰتَلُونَ بِأَنَّهُمۡ ظُلِمُواْ*ۚ وَإِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ نَصۡرِهِمۡ لَقَدِيرٌ .٣٩
Atyre që po sulmohen me luftë, u është dhënë leje të luftojnë, për shkak se u është bërë padrejtë, e All-llahu ka fuqi për t'u ndihmuar atyre (muslimanëve).
(Haxhxh,39)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://f-forum10.nstars.org
 
Namazi i udhëtarit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Namazi i xhumasë
» Kinezët dhe namazi i sabahut
» Namazi shërim i mendjes dhe i trupit
» Namazi i sabahut masë e dashurisë ndaj Allahut të Lartësuar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
TE VËLLAZËRIA ISLAME*(FABA)* :: Gjithqka Rreth Fejes Islam-
Kërce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Cookies | Latest discussions