Pjeset kryesore te Kokes janë:
1. Kafka
2. Fytyra.
SKELETI I KOKËS
Skeleti i Kafkës perbehet prej 8 Eshtrave. Eshte teresisht i mbyllur. Te gjitha Eshtat lidhen mes veti me lidhje te forte. Balli është Pjesë e Kafkës.
TRURI
Zen pjesen me te madhe te Kokes. Peshon mesatarisht 1300gr deri 1600gr. I mbeshtjellur me cipa trunore, si:
Cipa e forte - dura mater
Cipa e marimanges - arachnoidea
Cipa e bute - pia mater.
Rrethohet nga Lengu truro-shpinor (likuor cerebrospinalis).
Befehszentren -Centrale e urdhërave;
Gedankenantrieb -Energjia e Mendimeve -Kujtimeve;
Wahrnehmung -Perceptim;
Gehirn mit Rindenfelder -Truri me copa Mishi.
PJESËT E TRURIT janë:
Truri i madh - CEREBRUM
Truri i vogel - CEREBELLUM
Trungu trunor - BRAIN STEM
TRURI I MADH -CEREBRUM
Pjesa me e madhe e Trurit përbëhet nga dy Hemisfera: e majta dhe e djathta dhe kater menyra: frontal, parietal, temporal dhe okcipital
TRURI I MADH NE PRERJE TERTHORE përbën këto pjesë:
1. Koren trunore
2. Masen e bardhe
3. Kapsulen e brendshme (internal capsula)
FUNKSIONET E TRURIT TË MADH janë:
1. Te Menduarit
2. Te Folurit
3. Ndjeshmeria
4. Te Pamurit
5. Sistemi i Emocioneve,
6. Rregullimi hormonal i Organizmit,
7. Koordinimi i levizjeve te Ekstremiteteve.
TRURI I VOGEL -CEREBELLUM
Është i vendosur ne pjesen e pasme te poshtme te Kafkes, nen Trurin e madh (lobin okcipital) dhe perpara ponsit. Ka dy pjese: te majten dhe te djathtensi dhe
-Qendrat per levizjen e pjeseve te Trupit dhe Ekuilibrit.
TRUNGU TRUNOR - brain stem
Vazhdon nga Palca kurrizore - neper foramen magnum, nen Trurin e madh dhe perpara Trurit te vogel. Përbëhet nga tri pjese:
1. Palca e zgjatur - medulla oblongata
2. Ura - pons
3. Truri i mesem - midbrain
URA -PONS përbëhet nga:
1. Nervat kranial -12 Nerva
2. Qendrat per Frymemarrje dhe pune te Zemres
3. Demtimi shkakton Vdekje te menjehershme.
PALCA KURRIZORE - MEDULLA SPINALIS (SPINAL CORD)
Gjendet pergjate pjeses se pasme te Trupit, brenda Kanalit te Shtylles kurrizore. Fillon ne Rrenje te qafes dhe shtrihet deri te Unaza e 2-te lumbale (e belit).
Dallojme 3 pjese - varesisht nga regjioni. E mbeshtjellur me cipa: dura, arachnoidea dhe pia, noton ne Lengun Truro-shpinor.
PALCA KURRIZORE - MEDULLA SPINALIS
PALCA KURRIZORE
Përben gershetime te shumta nervore. Ne prerje terthore ka masen e perhime dhe masen e bardhe, Forme te flutures. Fijet nervore shkojne ne Tru dhe perpunojne Informacionet.
FYTYRA
FYTYRA përbehet nga: Skeleti, Organet, Indet tjera te buta. SKELETI I FYTYRËS përbëhet nga:
1. Nofulla e siperme - maxilla
2. Nofulla e poshtme - mandible
3. Eshtrat e Hundes - nasal bone
4. Eshtrat e Mollezave - zygomatic bone
5. Qielleza e forte - palatine bone.
PJESËT PËRBËRESË TË FYTYRËS JANË 9 -ZGAVRA:
1. Gropezat e Syve
2. Zgavrat e Hundes
3. Sinuset maksillare
4. Zgavra e Gojes
5. Kanalet e jashtme te Veshit.
SYTË -EYES
Te vendosur ne Gropezat e Syve përbën 1/3 e siperme e Fytyres, nen ashtin ballor dhe mbi maksille. Mbulohen me kapaket e syve.
PJESËT E SYRIT janë:
1. Bebeza e syrit - pupilla (pupil)
2. Ylberi - iris
3. Te bardhet e Syve - sklera
4. Kornea
5. Thjerreza - lens
6. Lengu i Syrit - vitreous humor
7. Retina
8. Vazhdon me Nervin optik (nervin e te pamurit)
9. Strukturat mbrojtese te Syrit: Qerpiket dhe Lotet.
(Vetullat shërbejnë si Mbrojtëse të Syve nga lart, ndërsa Qepikët shërbejnë për Mbrotje nga gjitha Anët).
HUNDA - NOSE
Hunda përbën 1/3 e mesme te Fytyres. Balli, Goja, Syte dhe Sinusi maksillar. Ka 2 kocka dhe 6 kerca - krijojne dy Zgavra. Hunda ka tri pjese:
1. Rrenjen - radix
2. Shpinen - dorsum
3. Krahet - allae
4. Qime, receptore te nuhatjes dhe ene gjaku (locus Hasselbach).
Qimet ne Hundë shërbejnë për Mbrojtjen e Organizmit të Njeriut nga Ndotësirat e ndryshme, Pluhurat, Gazrat e ndryshme etj...gjatë thithjes së Ajrit -Frymëmarrjes.
GOJA - MOUTH (ORAL CAVITY)
Goja përbën 1/3 e poshtme te Fytyres. Dhembet, Harqet palatinale, Pjesen gojore te Faringut, Tonsillat, Muskujt pertypes, Dyshemeja, Qielleza e forte dhe ajo e bute. Ne te eshte e vendosur Gjuha.
GJUHA - TONGUE
Gjuha si Organ muskulor ka Receptoret e Shijes ne Siperfaqe ne tri lloje. Ka dy pjese:
Rrenjen dhe Trupin.
Vallpapille- Vijëza rend
Blätterpapille - Vijëza Fletë
Pilzpapille- Vijëza puqurkë
Fadenpapille- Vijëza Fije
VESHËT - EARS
Veshët përbëjnë Pjesen anesore te Kokes, 1/3 e mesme te Fytyres. Përbëhet nga:
1. Lapra e veshit
2. Kanali i jashtem i veshit,
3. Membrana timpanike,
4. Veshi i mesem dhe
5. Veshi i brendshem
Te ndertuar nga Kercat dhe Lekura. Perpara eshte e vendosur Gjendrra parotide (parotid gland). Ka madhesi te ndryshme, forme pak-a-shume te njejte (anomalite e lindura)
MEMBRANA TIMPANIKE E VESHIT - tympanic membrane
Mimbrana timpanike e Veshit përbëhet nga:
1. Cipe e holle
2. Dhe Cipa e tendosur
Membrana timpanike percjell dridhjet e Zerit ne Kockat e Veshit te mesem, ndërsa Veshi i brendshem shërben për Ndjesi te Degjimit.
Përgatiti: Bukurmals