Sulme kompjuterike nga Facebook Mon Dec 21, 2009 11:35 pm
Sipas pohimeve të ekspertëve të sigurisë të kompanisë AVG, mashtruesit kompjuterik dhe krijuesit e programeve dashakeqe kanë arritur të gjejnë një mënyrë automatike të krijimit të llogarive në rrjetin e njohur online për shoqërim- Facebook.
Kjo nënkupton se ata kanë arritur të anashkalojnë mbrojtjen Captcha të Facebookut, tek e cila kërkohet nga shfrytëzuesi të shkruaj shkronjat të cilat shihen në fotografi, për t’u siguruar se bëhet fjalë për një person, e jo urdhër kompjuterik.
Në AVG pohojnë se kanë gjetur një varg profilesh identike në Facebook të cilat përmbajnë fotografinë e gruas së njëjtë. Me klikim në fotografi apo në çfarëdo lloj objekti brenda profilit hapet një porosi tipike e rrejshme për virusin e supozuar në kompjuterin e shfrytëzuesit i cili mund të “shërohet” me softuerin përkatës.
Në Facebook, këto profile i fshijnë në momenti që i zbulojnë, mirëpo problemi është të gjinden, e çdo ditë po bëhen edhe më shumë.