TE VËLLAZËRIA ISLAME*(FABA)*
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


LEXO MËSO STUDIO ME EMRIN E {ALL-LLAHUT} I CILI KRIJOJ QDO GJË
 
ForumPortalGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 GJËRA QË E PRISHIN DHE NUK E PRISHIN AGJËRIMIN

Shko poshtë 
AutoriMesazh
FLORENTI
Admin



Posts : 203
Join date : 28/07/2010
Age : 31
Location : PEJE

GJËRA QË E PRISHIN DHE NUK E PRISHIN AGJËRIMIN Empty
MesazhTitulli: GJËRA QË E PRISHIN DHE NUK E PRISHIN AGJËRIMIN   GJËRA QË E PRISHIN DHE NUK E PRISHIN AGJËRIMIN EmptyWed Jul 25, 2012 6:48 am

Me të vërtetë që shtohen pyetjet sa herë që hyn muaji i Ramazanit për gjëra që i ndodhin muslimanit në jetën e tij të përditshme por ato – elhamdulilah - janë gjëra që nuk e prishin agjërimin. Para duarve tuaja do të keni fetvatë e shejh Abdulaziz ibën Bazit dhe shejh Muhamed ibën Uthejminit – Allahu i mëshiroftë që të dy.

Pyetje: Nëse ejakulon agjëruesi duke qenë në gjumë, gjatë ditës së Ramazanit, a e prish agjërimin, apo jo?

Përgjigja: Ejakulimi gjatë gjumit nuk e prish agjërimin, sepse nuk ndodh me dëshirën e agjëruesit. Ai duhet të lahet (të marrë gusël), nëse sheh shenjat e spermës. Edhe nëse ka ejakuluar pas namazit të sabahut dhe i është vonuar gusli deri në namazin e drekës, nuk ka problem. E njëjta gjë është edhe nëse ka kryer marrëdhënie seksuale me gruan e tij gjatë natës dhe nuk ka marrë gusël deri në kohën e sabahut, nuk ka ndonjë problem. Është e vërtetuar nga Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, se ai ka gdhirë xhunub si rezultat i marrëdhënieve seksuale, e pastaj ka marrë gusël dhe ka agjëruar. E njëjta vlen edhe për gratë në ciklet e menstruacionit dhe të lehonisë, nëse pastrohen gjatë natës, e nuk kanë marrë gusël, përpos pas hyrjes së sabahut, nuk ka ndonjë problem për ato, agjërimin e kanë në rregull. Mirëpo asnjërit prej këtyre nuk iu lejohet ta vonojnë guslin, apo namazin deri në lindjen e diellit, por duhet që të gjithë të marrin sa më herët gusël para se të lindë dielli për ta falur namazin në kohën e vet, por edhe me xhemat.

Pyetje: A e prish agjërimin nëse del medhij (lëngu që del nga organi gjenital si rezultat i epsheve), apo lëngu vedij (që del pas urinës)?

Përgjigje: Të gjitha lëngjet që dalin nga organi gjenital, nuk e prishin agjërimin, as sperma, nëse nuk është me ngacmimin e vetë personit, përpos nëse del si rezultat i marrëdhënieve seksuale.

Pyetje: Çfarë dispozite ka përdorimi i injeksioneve në vena dhe atyre në muskuj dhe kush është dallimi ndërmjet tyre për agjëruesin?

Përgjigje: E vërteta në lidhje më këto injeksione është se nuk e prishin agjërimin. Ajo që e prish agjërimin është infuzioni (serumi), sepse ato janë ushqyese.

Pyetje: A i lejohet agjëruesit të përdorë pastën e dhëmbëve gjatë agjërimit?

Përgjigje: Nuk ka gjë nëse e përdor pastën e dhëmbëve, me kusht që mos të gëlltitë asgjë prej saj. Ashtu siç është përshkruar përdorimi i misvakut për agjëruesit në çdo kohë sipas thënies së Pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi te: “Misvaku është pastrues për gojën dhe kënaqësi për Krijuesin”. çE përcjell Nesaiu me sened sahih nga Aishja]. Po ashtu i Dërguari ka thënë: “Po të mos ia vështirësoja umetit tim, do ta urdhëroja ta përdorin misvakun në çdo namaz”. çMutefekun alejhi].

Pyetje: A e prish agjërimin përdorimi i pikave në sy?

Përgjigje: E vërteta në këtë çështje është se nuk e prish agjërimin, qoftë ajo në sy, apo në vesh.

Pyetje: Në farmaci ka parfume speciale për gojën për ta larguar erën e gojës. A lejohet të përdoret duke agjëruar?

Përgjigje: Nuk dimë ndonjë pengesë (apo ndalesë) për përdorimin e preparateve, që largojnë erën e keqe të gojës gjatë agjërimit, me kusht që ajo të jetë e pastër.

Vërejtje: D.m.th. e ndaluar nuk është dhe nuk e prish agjërimin, por duhet pasur parasysh hadithi i Pejgamberit paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi te, ku thotë se “era e gojës së agjëruesit është më e mirë (e dashur) për Allahun, se sa era e miskut”.

Pyetje: A e prish vjellja agjërimin?

Përgjigje: Vjellja ndodh pa dëshirën e personit, dhe nuk e prish agjërimin, mirëpo nëse vet personi e shkakton vjelljen, atëherë agjërimi prishet dhe duhet në vend të asaj dite të agjërojë një ditë tjetër. Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi te, ka thënë: “Ai që vjell pa dëshirën e tij, nuk duhet të agjërojë kaza, e nëse e shkakton vjelljen e kompenson atë ditë”.

Pyetje: Nëse gëlltitet pështyma, a e prish agjërimin?

Përgjigje: Pështyma nuk e prish agjërimin nëse gëlltitet, por fukahatë kanë thënë se nëse i kalon buzët, e pastaj e përtypë, atëherë prishet agjërimi. Allahu e di më mirë.

Pyetje: Nëse agjëruesi lahet dhe i hyn uji në gojë dhe e gëlltit, a e ka prishur agjërimin?

Përgjigje? Nuk i prishet agjërimi dhe nuk duhet ta kompensojë atë ditë, sepse nuk e ka bërë me qëllim. Në këtë rast agjëruesi është në dispozitën e harruesit. Në hadith është thënë se “veprat janë sipas qëllimit”. Për harruesin pejgamberi ka thënë që “nëse harron dhe han, e pastaj i kujtohet, le ta vazhdojë agjërimin, se ai ushqimi është risk që ia ka dhënë Allahu”.

Pyetje: Gibeti, përgojimi i njerëzve a e prish agjërimin?

Përgjigje: Gibeti, apo përgojimi i njerëzve nuk e prish agjërimin. Përgojim do të thotë kur njeriu e përmend tjetrin me një gjë që ai e urren. Pra, gibeti është mëkat sipas thënies së Allahut të Madhëruar: “… dhe mos përgojoni njëri-tjetrin…”. Huxhurat 12, e kështu njësoj është me sharjen, fyerjen, rrenën, të gjitha janë mëkate, por që nuk e prishin agjërimin. Nga këto gjëra duhet të ketë kujdes besimtari gjatë agjërimit dhe jashtë agjërimit, mirëpo agjërimit si adhurim ia pakëson vlerën dhe shpërblimin. Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi te, ka thënë: “Kush nuk e lë gënjeshtrën dhe të vepruarit me të si dhe injorancën Allahu nuk ka nevojë nga ai person që ta lërë ushqimin dhe pijen e tij.” Po ashtu ka thënë: “Agjërimi është mbrojtje, prandaj kur të agjërojë ndonjëri prej jush, mos të rrihet, mos të bërtet, e nëse e shan ndonjëri, apo e godet, le të thotë unë agjëroj”. Mutefekun alejhi.

Pyetje: Nëse dikush han, apo pi me harresë dhe e sheh dikush atë, çfarë duhet të bëjë?

Përgjigje: Ai që gjatë agjërimit ha, apo pi me harresë dhe ia përkujton dikush tjetër, duhet menjëherë ta ndërpresë atë gjë dhe ta vazhdojë agjërimin se nuk është prishur agjërimi i tij. Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi te, ka thënë: “Kush harron duke qenë agjërueshëm dhe han, apo pi, le ta plotësojë agjërimin, se e ka ushqyer dhe i ka dhënë të pijë Allahu”. Harresa është shkak që njeriu mos të merret në përgjegjësi. Allahu i Madhëruar ka treguar për robërit e Vet, se luten me fjalët: “…Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë!…” Bekare 286 Në kësi rastesh ne e kemi për detyrim, që kur të shohim ndonjërin se e bën këtë gabim me harresë ta përkujtojmë. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Vazhdo me këshillë sepse këshilla besimtarëve u bën dobi.” Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Kur të shohë dikush prej jush të keqen, le ta ndryshojë atë…”.

Pyetje: A lejohet gjatë agjërimit të freskohemi me ujë?

Përgjigje: Freskimi me ujë gjatë agjërimit është i lejuar. I Dërguari, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi te, ka hedhur ujë mbi kokën e tij për t’u freskuar, apo ta ulë etjen duke agjëruar. Ibën Omeri, duke agjëruar e ka lagur këmishën e vet me ujë për ta ulur nxehtësinë e vapës, apo etjen, sepse nuk ndikon në agjërim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://f-forum10.nstars.org
 
GJËRA QË E PRISHIN DHE NUK E PRISHIN AGJËRIMIN
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Disa gjera qe mund ti bejme me Notepad.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
TE VËLLAZËRIA ISLAME*(FABA)* :: GJËRA QË PRISHIN DHE NUK E PRISHIN AGJËRIMIN-
Kërce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions