Përdorni kompjuterin vetëm me tastierë - pa maus
Për arsye mund më të ndryshmet mund të ju ndodh të keni nevojë të manipuloni kompjuterin vetëm me tastierë, pra, pa përdorimin e mausit. Në vazhdim do të paraqesim shkurtesat e ndryshme të tasteve të tastierës dhe funksionin që e kryejnë ato.
• Tasti Windows - hap menynë Start
• Tastet shigjeta – mundësojnë shëtitjen nëpër ikona
• Alt + F4 – mbyll programin (dritaren) aktuale
• Alt + Tab – kaloni prej një dritare në tjetrën (nëse keni të hapura shumë dritare)
• Control + Alt + Del – aktivizon dritaren Task Manager
• Control + Z – Për të ç’bërë veprimin e fundit
• Control + X – Bën prerjen e tekstit apo objektit(komanda Cut)
• Control + C – Bën kopjimin e tekstit apo objektit(komanda Copy)
• Control + V – Bën ngjitjen e tekstit apo objektit të kopjuar apo të prerë (komanda Paste)
• F11 – paraqet faqen në ekran të plotë (komanda Full Screen)
• Tab – përzgjedh elemente (lidhje) të ndryshme në faqe
• Shift + Tab – lëviz prapa nëpër lidhjet e faqes
• Alt + Home – ju dërgon në Homepage (faqen shtëpi) të shfletuesit
• Shift + F10 – hap menynë kontekstuale për lidhje të internetit
• Control + Tab – mundëson ecjen para nëpër frame
• Control + Shift + Tab – lëviz prapa nëpër frame
• ↑dhe ↓ - përdoren për lëvizje nëpër faqe (dokument)
• Page Up – përdoret për lëvizje përpjetë nëpër dokumentet e mëdha
• Page Down – përdoret për lëvizje teposhtë nëpër dokumentet e mëdha
• Control + F – ndihmon të gjejmë ndonjë gjë në faqe (dokument)
• F5 – bën freskimin e faqes (refresh)
• Control + O – hap një ueb faqe (dokument) tjetër
• Control + P – shtyp frame-in aktual
• Control + S – ruan dokumentin aktual
• Control + W – mbyll dritaren nëse keni të hapur vetëm një tab
• Enter – hap lidhjen e përzgjedhur
• Control + I – shfaq favoritet
• Control + H – shfaq historinë
• Alt + shkronja e nënvizuar – hap menynë e dëshiruar p.sh. Alt+E hap menynë Edit, Alt + H hap menynë Help etj
• Control+E – aktivizon dritaren për kërkim (Search box)
• Control + plus (+) ose minus (-) – aplikon komandën zoom
• Control + numër – kalon në tab-in e dhënë në Firefox (Internet Explorer)
• Control + Alt + F4 – mbyll të gjitha tab-ët tjerë
• Alt + D – bën përzgjedhjen (selektimin) e tekstit në shiritin e adresës (adress bar)
• Control + Enter – ia shton “
www.” dhe “.com” tekstit të shkruar në shiritin e adresave
• F4 – hap listën e faqeve që keni shkruar në shiritin e adresave
per me hap task manager drejtperdrejt shtypni CTRL+SHIFT+ESC