TE VËLLAZËRIA ISLAME*(FABA)*
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


LEXO MËSO STUDIO ME EMRIN E {ALL-LLAHUT} I CILI KRIJOJ QDO GJË
 
ForumPortalGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Ngjarja e Musasë me Hidrin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
FLORENTI
Admin



Posts : 203
Join date : 28/07/2010
Age : 32
Location : PEJE

Ngjarja e Musasë me Hidrin Empty
MesazhTitulli: Ngjarja e Musasë me Hidrin   Ngjarja e Musasë me Hidrin EmptyWed Mar 30, 2011 6:57 am

Ngjarja e Musasë me Hidrin
Ngjarja e Musasë a.s. me Hidrin, e përmendur në kaptinën el-Kehf (ajetet 65-82), është një nga rrëfimet më të rëndësishme didaktike në Kuran.

Historia fillon kur Musai po ligjëronte dhe një nga pasuesit e tij papritmas pyeti: "Kush është personi më i ditur në tokë" dhe Musai a.s. menjëherë iu përgjigj: "Unë (jam më i dituri)".

Allahu e qortoi për këtë përgjigje dhe i tha se qe një njeri i cili ishte më i ditur se ai dhe e urdhëroi ta kërkojë atë njeri që të mësojë prej tij, "Kështu që ata gjetën një rob Tonin, të cilit i patëm dhuruar Mëshirë nga ana Jonë dhe e kemi mësuar me një dituri."

Mund të vërejmë se marrëdhënia e Musasë [alejhi selam] me Hidrin është si ajo që mësuesi dhe nxënësi duhet të bazohet në mirësjellje, bindshmëri, respekt e durim dhe se kjo bëhet e qartë në pyetjen e parë të Musasë a.s.: “Atij (Hidrit – njeriut të mirë e të dijshëm) Musai i tha: “A pranon të vij me ty, që të më mësosh nga ajo që je i mësuar (i dhuruar) ti: dituri të drejtë e të vërtetë?” Hidri i sjell ndër mend gjatë qëndrimit të tij me atë se duhet të durojë, duke bërë me dije se ai (Musai) do të shohë gjëra që kërkojnë shumë durim: “Ai (Hidri) tha: “Sigurisht, ti nuk do të mund të kesh durim me mua!” Si do të durosh për atë që nuk je i njoftuar?”

Musai deklaron se do t'i qëndrojë besnik premtimit të vet: "Musai tha: "Nëse do Allahu, (me të vërtetë) do të më gjesh të durueshëm; nuk do të kundërshtoj ty në asgjë!" Por ajo që bëri Hidri ishte përtej tolerimit të Musait, ai fundosi varkën e njerëzve të varfër të cilët iu ndihmuan, vrau një djalë pa ndonjë arsye dhe ndërtoi murin (që ishte gati të bjerë poshtë), në fshatin, njerëzit e të cilit nuk pranuan t'u ofrojnë ca ushqim.

Pastaj Hidri ia shpjegoi Musait këto ngjarje misterioze: “Tash ka ardhur koha e ndarjes mes meje dhe teje, e unë do të të tregoj për domethënien e asaj që nuk munde të kesh durim! Sa i përket anijes, ajo ishte pronë e ca të varfërve që veprojnë në det, e unë desha ta bëj atë me të meta, ngase para tyre ishte një sundues që grabiste çdo anije (të aftë – pa të meta). Sa i përket djaloshit, dy prindërit e tij ishin besimtarë, e u frikësuam se ai do t'i shpjerë në humbje e në mosbesim. Deshëm që Zoti i tyre t'u japë në vend të tij një më të mirë se ai dhe më të afërt në respekt dhe në mëshirë (ndaj prindërve). Për sa i përket murit, ai ishte i dy djelmoshave të paprind të atij qyteti, e nën të ata kishin një thesar (ari) dhe babai i tyre qe njeri i mirë, e Zoti yt dëshiroi që ata dy (jetimë) ta arrijnë pjekurinë e vet dhe ta nxjerrin vetë thesarin e tyre. Kjo ishte mëshirë e Zotit tënd (ndaj tyre). Dhe unë nuk e punova tërë atë sipas bindjes sime (po sipas udhëzimit të Zotit). Ky, pra, është sqarimi i asaj për të cilën nuk munde të kesh durim!”

Mësimet fisnike që mund t’i nxjerrim prej këtij rrëfimi janë këto që vijojnë:

Lidhja e një nxënësi me mësuesin e vet duhet të bazohet në bindje, respekt dhe, mbi të gjitha, në durim, sepse nxënia dituri kërkon shumë durim nga ana e nxënësit.

Pas çdo ndodhie që ndodh në këtë botë ka një urtësi, po ndoshta menjëherë nuk e marrim vesh atë. Asgjë në tokë nuk ndodh kuturu.

Dija nuk ka kufi dhe gjithnjë duhet të dish se, edhe nëse je shumë i ditur, ka ndonjë që është edhe më i ditur se ti.


Përktheu nga anglishtja: Arsim Jonuzi

Burimi: elderofziyon.blogspot.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://f-forum10.nstars.org
 
Ngjarja e Musasë me Hidrin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
TE VËLLAZËRIA ISLAME*(FABA)* :: Histori islame-
Kërce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Cookies | Latest discussions