FLORENTI Admin
Posts : 203 Join date : 28/07/2010 Age : 32 Location : PEJE
| Titulli: Allahu ia faltë prijësit të besimdrejtëve Wed Mar 30, 2011 6:46 am | |
| Allahu ia faltë prijësit të besimdrejtëve Ebu Ubejde Ibnul Xherrahu, Allahu qoftë i kënaqur me të ishte me ushtrinë e tij te vendi i quajtur Amvas, ku kishte rënë epidemia e murtajës, e cila në atë vend bënte kërdi. Omeri r.a ishte brengosur për ushtrinë posaçërisht për “të besueshmin e këtij ummeti” (llagapi i Ebu Ubejdes, të cilën ia kishte lënë i Dërguari i Allahut Sal-lAllahu alejhi ve selem) dhe i kishte shkruar letër atij përmes së cilës ishte përpjekur t`i gjente zgjidhje nga vdekja e sigurt: “Papritmas u paraqit nevoja që të vish (në Medinë), sepse dua të flas me ty sy në sy. Kur kjo letër të arrijë te ti, shpejto që sa më shpejt të takohemi. Ebu Ubejde e lexoi letren dhe e kuptoi qëllimin e Omerit r.a dhe ndjeu se ai dëshironte që ta shpëtonte prej murtajës, kështu që iu përgjigj:”Allahu e mëshiroftë prijësin e besimdrejtëve! Unë e kuptoj se të duhem, por për momentin unë jam me ushtrinë time dhe nuk dua që t`i lë ata derisa Allahu ta realizojë caktimin e Tij lidhur me mua dhe me ta. Për këtë shkak, më liro prej urdhrit tënd o prijës i besimdrejtëve dhe më lejo që të qëndroj me ushtrine time”. Omeri pasi e lexoi letrën qau, ndërsa njerëzit përreth e pyetën: ”A mos ka vdekur Ebu Ubejde?”. I zhytur në lot Omeri u përgjigj: “Jo por sikur të kishte vdekur “. Ebu Ubejde, Allahu e mëshiroft ,vetëm pas disa ditëve vdiq nga pasojat e murtajës. Teuhid.NET www.teuhid.net | |
|