TE VËLLAZËRIA ISLAME*(FABA)*
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


LEXO MËSO STUDIO ME EMRIN E {ALL-LLAHUT} I CILI KRIJOJ QDO GJË
 
ForumPortalGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 MUSKUJT E NJERIUT

Shko poshtë 
AutoriMesazh
FLORENTI
Admin



Posts : 203
Join date : 28/07/2010
Age : 31
Location : PEJE

MUSKUJT E NJERIUT Empty
MesazhTitulli: MUSKUJT E NJERIUT   MUSKUJT E NJERIUT EmptyTue Mar 29, 2011 6:52 pm

Allahu xh.sh. ne Kur`an thotë:
Vërtet Ne e krijuam Njeriun në Formën më të bukur" Sure Et-Tinë 4.
MUSKUJT E NJERIUT Muskuj10
Sistemi muskulor është Tërësia e Muskujve të Trupave të Organizmave të gjallë dhe bëjnë të mundshëm Lëvizjen e tyre. Sistemi muskulor përbëhet prej Qelizave të specializuara të cilat quhen Fije. Funksioni mbizotërues i Fijeve është Kontraktimi. Muskujt të cilat janë të lidhur me Eshtra ose Organe të bredshme ose Enë gjaku janë Përgjegjës për Lëvizje.

Pothuajse të gjitha Lëvizjet në Trup rezultojnë nga Kontraktimet muskulore. Përjashtim kësaj janë veprimi flagellum në Qelizat e Spermës dhe Lëvizjet e Amoboidit në disa Rruza të bardha të Gjakut. Veprimi i integruar i Nyjeve, Eshtrave dhe Muskujve të Skeletit prodhojnë Lëvizje siç janë Vrapimi dhe Ecja. Muskujt e Skeletit gjithashtu prodhojnë Lëvizje më të ndërlikuara, të cilat rezultojnë në shprehje të ndryshme të Fytyrës, Lëvizjet e Syve dhe Frymëmarrje. Përveq Lëvizjeve, kontraktimet muskulore gjithashtu sigurojnë Funksione me rëndësi të Trupit siç është Qëndrimi, Stabiliteti i Nyjeve, Prodhimi i Nxehtësisë.


Qëndrimi siç është ulur apo në Këmbë mbahet nga Kontraktimet muskulore. Muskujt e Skeletit kontraktojnë vazhdimisht për ta mbajtur Trupin ndër ta dhe për të mbajtur Trupin në pozitë statike. Terheqja e shumë Muskujve zgjatet mbi Nyjet tjera dhe në këtë mënyrë kontribuojnë në Stabilitetin e Nyjeve. Kjo është veqanërisht evidente në nyjen e Krahut dhe Gjurit ku Terheqjet e Muskujve janë Faktorë të mëdhenj në Stabilizimin e Nyjeve. Prodhimi i Nxehësisë, për të mbajtur Temperaturën e Trupit, është e rëndësishme nga një Produkt i Metabolizmit të Muskujve. Themi se 85% e Nxehtësisë të prodhuar në Trup është rezultat i Kontraktimeve muskulore.
Muskulatura e Njeriut nga para
MUSKUJT E NJERIUT Muskul14

Muskulatura e Njeriut nga prapa
MUSKUJT E NJERIUT Muskul13
Muskuli dykrerësh (m. biceps brachi) përbëhet prej dy krerëve: krerit të gjatë dhe të shkurtë.

1. Kreri i gjatë (caput longus) origjinën e ka në Procesin acromion të Shpatullave (scapula), ndërsa lidhet me Ashtin rezor të parakrahut (radius).
2. Kreri i shkurtë (caput brevis) Origjinën e ka në Procesin coracoid të shpatullave (scapulae), ndërsa lidhet me Ashtin e parakrahut rezor (radius).

Muskuli dykrerësh biceps brachi shtrihet në pjesën e përparmë të Ashtit të pjesës së sipërme të duarëve (humerus) dhe përbën afërsisht 1/3 të e masës muskulore të pjesës së sipërme të duarve. Muskuli bicep është ndër Muskujt më të famshëm në Trup, kur ndokush ju pyet ti tregoni Muskujt, ai nuk kerkuar nga ju që ta lakoni Muskulin e kofshave, por deshiron ta shoh muskulin tuaj biceps.

1. Funksioni primar i Muskulit biceps është për ta lëvizur parakrahun në drejtim të Krahut ( -Lakimi i Bërrylit).
2. Funksioni i dytë i Muskulit biceps është për supinacion të Parakrahut (kjo do të thotë rrotullimin e dorës të kthyer me shuplakë nga poshtë, duke e kthyer atë me shuplakë nga lart.


* Muskulatura e Skeletit ka Strukturë simplastike, pra nuk ndërtohet nga Struktura qelizore, por nga Fijet muskulore brenda të cilave vendoset një Numër i madh Bërthamash.




Indi muskulor

Indi muskulor është Njëri nga Indet më të përhapura, pa të cilin nuk mund të kuptohet Jeta ne Organizmat shtazore. Nëpërmjet tij, nuk realizohet vetëm zhvendosja e Organizmit në Hapësirë, por kryhen edhe shumë Lëvizje të tjera te brendshme, sikurse që janë tkurrjet e Zemrës, Frymëkembimi, Peristaltika e Zorrëve etj. Pra, Veti kryesore e këtij Indi është Aftësia për tu tkurrur. Drejtimi I Tkurrjes shkon sipas drejtimit të vetë Fijes apo Qelizës muskulore. Ekzistojnë tre Tipa të Indit muskulor:

1. Muskulatura e lëmuar,
2. Muskulatura e vijëzuar e Skeletit dhe
3. Muskulatura e Zemrës, që konsiderohet si formë e ndërmjetme e dy Tipave të parë.


Muskulatura e lëmuar dhe Muskulatura e Zemrës ndërtohen nga Qeliza muskulore, ndërsa e Skeletit ndërtohet nga Fije muskulore (fibra), qe janë Formacione makroskopike të gjata sa vetë Muskuli.
Në Muskulaturën e Zemrës dhe të Skeletit të parë ne mikroskop, mund të dallohen disa vijëzime me Vendosje të tërthortë, ndërsa ne Muskulaturën e lëmuar këto Formacione mungojnë, prandaj kjo Muskulaturë quhet e lëmuar. Nga ana funksionale është e rëndësishme të theksohet se Muskulatura e Skeletit tkurret në mënyrë të vullnetshme, ndërsa Muskulatura e lëmuar dhe ajo e Zemrës tkurren në mënyrë të pavullnetshme.



MUSKULATURA E LËMUAR (Texus muscularis glaber)


Muskulatura e lëmuar ndërtohet nga Qeliza në Formë boshtore që quhen Miocite. Nga jashtë ato vishen prej një Membrane shumë të hollë (Sarkolema), që në Mikroskop të zakonshëm nuk mund të shihen. Në qendër të Miocitit vendoset Bërthama qe ka formë boshtore, pra i përgjigjet Formës së jashtme të Qelizës. Në mes të Sarkolemës dhe të Bërthamës shtrihet Citoplazma (sarkoplazma) me Ngjyrë të kuqe.

Miocitet në skajet e tyre mund të ndahen në dy degë për tu lidhur me Qelizat fqinje. Në Skarkoplazmë vendosen disa Fije shumë të holla që janë Mioflamentet, të cilat marin pjesë aktive ne Procesin e Tkurrjes.

Mioflamentet vendosen paralel me gjatësinë e Miocitit. Gjatësia e Qelizës ndryshon sipas Organit ku vendoset psh: në Enët e Gjakut kanë gjatësi rreth 20 mikrometër, në Zorrë rreth 200 mikrometër, në mitër (gjatë periudhës së barrës) Miocitet mund të arrijnë një gjatësi prej 500 mikrometër.

Gjatë tkurrjes Miociti shkurtohet dhe trashet, kurse Bërthama përdridhet në formë të Spirales. Në prerje të tërthortë Miocitet paraqiten me Diametër të ndryshëm. Në rast se Prerja kalon në qendër të Qelizës, pra në Nivel të Bërthamës, Diametri është më i madh, kurse Prerja e Bërthamës paraqitet e rrumbullakët. Në nivele tjera Diametri është më i vogël dhe nuk përmban Bërthamë. Në disa Organe, si psh. Në Zorrë, Muskulatura e lëmuar vendoset në dy drejtime: gjatësore dhe tërthore. Në këtë rast Miocitet mund të shihen ne të dyja Prerjet. Zakonisht Miocitet qëndrojnë shumë afër njëra-tjetrës sa që është shumë vështirë të vërehet Kufiri mes tyre.

Për t’i dalluar na ndihmojnë Bërthamat e Qelizave, të cilat gjithmonë shihen mirë. Grupe Qelizash me Pozicion të njetë ndahen prej njëri-tjetrit nga një Rrjet prej Indit lidhor Fijeshkrirë (-FIJËSHKRIFËT) qe quhet Endomisium. Kjo Rrjetë mund të shifet edhe ndërmjet Miociteve. Tufat muskulore rrethohen nga një shtresë e hollë e indit Fijeshkrirë (-FIJËSHKRIFËT) që quhet Permisium, ndërsa krejt Muskuli vishet nga jashtë nga Epimisium.

Në Mikroskop elektronik mund të vërehet se Sarkolema e Miocitit bën disa Palosje -invaginime me drejtim të Sarkoplazmës. Në disa raste këto palosje marrin Formë të rregullt, duke krijuar disa Formacione të veçanta që quhen Kaveole (caveole). Kohët e fundit eksizoton Mendim se të gjitha këto Struktura së bashku janë Analoge me Sistemin e Tubulit - T, që është Karakteristik për Muskulaturën e Skeletit. Lidhja e Qelizave fqinje bëhet sipas Tipit nexus. Këto Zona nuk shërbejnë vetëm për Bashkimin e Qelizave, por edhe si vend kalimi për Ngacmimet (impulset) nga një Qelizë në tjetrën.

Muskulatura e lëmuar është e specializuar për tkurrje të vazhdueshme, por me një Forcë relativisht më të dobët se sa Muskulatura e Skeletit. Kjo Tkurrje është veti e lindur e Miocitit, por që të realizohet duhet edhe pjesëmarrja e Sistemit nervor Autonom te Hormoneve, si dhe disa Metaboliteve lokale të cilat modulojnë Tkurrjen sipas Kërkesave funksionale të Organit ku ndodhet kjo Muskulaturë. Kështu psh., Muskulatura e lëmuar e Zorrëve bën Tkurrje të vazhdueshme ritmike, që formojnë Peristaltikën e Zorrëve të domosdoshme për Përcjelljen (shtytjen) poshtë Masave ushqimore. Tkurrja e Muskulaturës së lëmuar dallohet nga Tkurrja e Muskulaturës së Skeletit. Jo vetëm se është e pavullnetshme, por edhe se ajo bëhet më me ngadalë dhe jo menjëherë pas Marrjes së Ngacmimit. Periudha prej Marrjes së ngacmimit deri në Tkurrje zgjat 0.2 - 0.8 Sekond, kjo quhet Periudha latente. Duke qenë se Muskulatura e lëmuar tkurret me ngadalë, ajo humbet me pak Energji dhe nuk lodhet aq shpejt sa Muskulatura e Skeletit.



Muskulatura e vijëzuar (Textus muscularis transversostriatus)

Në Muskulaturën e vijëzuar ose të Skeletit, përveç Muskujve që lidhen me Skeletin, bëjnë pjesë edhe disa Muskuj tjerë të vullnetshëm, si : Muskujt e Gjuhës, të Faringut, Laringut,të Anusit etj... Muskuli i Zemrës, megjithëse është i vijëzuar, do të studiohet në vete, pasi ka dallime morfologjike që e bëjnë të qëndrojë mes Muskulaturës së vijëzuar dhe të lëmuar.




Ndërtimi i Fijes muskulore

Në Muskulaturën e vijëzuar, në secilën Fije mund të dallojmë me Mikroskop disa Vijëzime me Pozicion të tërthortë (transversal) me Gjatësinë e fijes. Ndërmjet Vijëzimeve duken Hapësira të bardha ose të qarta. Vijëzimet quhen Disqe të errëta, ndërsa Hapësirat mes tyre quhen Disqe të qarta. Bërthamat vendosen ne Periferi të Fijes.

Gjatësia e Fijës ndryshon në varësi të Muskulit ku vendoset. Kështu psh., në Muscul sartorius, secila Fije arrin Gjatësinë rreth 45 cm, pra sa është i gjatë edhe vet ky Muskul. Ata kanë formë të një Cilindri me Skaje të rrumbullaksuara. Fijet muskulore ndahen nga njërtra- tjetra prej Endomisiumit, ndërsa Tufat apo Fashikujt muskulor rrethohen nga Perimisium. Krejt Muskuli vishet nga Epimisiumi. Enët e Gjakut dhe Fijet nervore prej Epimisiumit depërtojnë në Perimisium dhe Endomisium. Nga madhësia e Fashikujve mund të gjykohet për Funksionin që e kryejnë Muskujt të veçantë.


Kështu psh., në Muskujt qe kryejnë Lëvizje të imta dhe tepër të kontrolluara, sikurse janë Muskujt e jashtëm të Syrit, Fashikujt janë më të vegjël, ndërsa Endomisiumi është relativisht i trashë. Përkundrazi, në Muskujt që bëjnë vetëm Lëvizje të mëdha, sikurse janë Muskujt e Regjionit gluteal, Fashikujt janë të mëdhenj, ndërsa Indi lidhor i Perimisiumt është pak i shprehur. Këtu mund të shihen Disqe e errëta në Formë vijash të zeza me Pozicion horizontal me gjatësinë e fijeve, si dhe Disqet e qarta në formë vijash të bardha, që alternojnë me Disqet e errëta.

Fije muskulore të Skeletit në Prerje gjatësore. Këtu mund të shihen Disqe e errëta në Formë vijash të zeza me Pozicion horizontal me gjatësinë e Fijeve, si dhe Disqet e qarta në formë vijash të bardha, që alternojnë me Disqet e errëta.



Secila Fije muskulore ndërtohet nga këto pjesë kryesore:

1. Sarkolema
2. Sarkoplazma
3. Bërthama
4. Sarkozomet
5. Rrjeta sarkoplazmatike,
6. Kompleksi i Golxhit dhe
7. Miofibrilet.


1. Sarkolema (Sarcolema) është Cipa mbështjellëse e Fijes muskulore. Si gjithë Membranat e tjera ajo ka Strukturë trelamerare dhe është shumë elastike për t’iu përshtatur ndryshimeve të vrullshme të Fijes muskulore gjatë Tkurrjes dhe relaksimit të saj. Sarkolema merr pjesë aktive në Mekanizmin e Tkurrjes së Fijes muskulore. Sarkolema vishet nga jashtë nga një Membranë bazale. Mes kësaj dhe Sarkolemës vendosen edhe qeliza të vogla me zgjatime (-Qeliza satelite), të cilat së bashku me Sarkolemën marrin pjesë në ripërtrirjen e fijes muskulore.

2. Sarkoplazma (sarcoplasma) është masë amorfe e fije muskulore, analog me citoplazmën e miocitit. Këtu vendosen elementet tjera të fijes muskulore, dmth bërthamat, miofibrilet, sarkozomet, rrjeta sarkoplazmatike dhe kompleksi i Golxhit.

3. Bërthamat vendosen në periferi të fijes muskulore menjëherë nën sarkolemën dhe kanë formë vezake. Është llogaritur se ne çdo cm të fijes muskulore të gjenden reth 30-40 bërthama. Si rregull bërthamat në të njëjtën fije nuk vendosen përballë njëra- tjetrës.

4. sarkozomet nuk janë gjë tjetër veçse mitokondrie të cilat në fije muskulore gjenden me shumicë, pasi shërbejnë si “fabrika energjie”, energji për të cilën fija muskulore ka shumë kërkesa

5. Rrjeta sarkoplazmatike ose rrjeta endoplazmatike është e tipit të lëmuar, qëndron pranë tubulit T dhe ka lidhje funksionale me të, sidomos për përqendrimin e joneve të kalciumit, që marrin pjesë në mekanizmin e tkurrjes.

6. Kompleksi i Golxhit në fijen muskulore është pak i zhvilluar dhe nuk është vërtetuar se luan ndonjë rol specifik në funksionet e fijes muskulore, përveç atyre që luan në gjithë qelizat e tjera.

7. Miofibrilet janë element shumë i rëndësishëm për fijet muskulore, pasi ato marrin pjesë aktive ne tkurrjen e muskulit. Ato përshkojnë në mënyrë paralele gjithë gjatësinë e fijes muskulore. Miofibrilet nuk janë shpërndarë në mënyrë homogjene, por në formë tufash. Këto tufa duken më mirë në prerje tërthore të fijes muskulore, në formën e disave grupeve pikëzimesh që quhen fushat e Konhejmit. E parë në mikroskop elektronik, secili miofibril (me diametër një mikrometër) është ndërtuar nga rreth 2500 fije akoma më të holla, qe quhen miofilamente protofibrile.



FIJET E KUQE TË MUSKUJVE

Janë më të holla nga tre Tipet e Fijeve. Përmbajnë më shumë Mitokondrie, si dhe janë Lëndë me Natyrë proteinike që quhen Mioglobine, e cila u jep edhe Ngjyrën e kuqe. Mioglobina është analoge me Hemoglobinën, që i jep ngjyrën e Rruazave të kuqe të Gjakut. Këto Fije tkurren dhe relaksohen më ngadalë se Fijet e tjera, prandaj lodhen më pak se ato. Fijet muskulore të kuqe mbizotërojnë p.sh. në Muskujt e Syrit dhe ata të Diafragmës.


FIJET E BARDHA

Kanë diametër më të gjerë se Fijet e kuqe, përmbajnë më pak Mitokondrie dhe Mioglobine. Megjithatë, ato janë më të pasura me Glikogjen dhe Enzime glokolitike. Këto lloje Fijesh mbizotërojnë në ata lloje Muskujsh që bëjnë Tkurrje të fuqishme, sikurse janë Muskujt biceps dhe Triceps të Krahut. Fijet e bardha lodhen më shpejtë se Fijet e kuqe. Energjia për Tkurrjen e këtyre Fijeve sigurohet në radhë të parë nga Procesi i Glukozës anaerobike, prandaj këto në Literaturë njihen si Fije anaerobike.


FIJET E NDËRMJETME

Kanë përbërje kimike dhe funksionale që qëndrojnë ndërmjet dy Tipave të parë të Fijeve. Muskujt e Skeletit të Njeriut zakonisht i përmbajnë të tre Tipat e Fijeve, me mbizotërim të Fijeve të kuqe.


NDËRTIMI SUBMIKROSKOPIK I MIOFIBRILEVE

Secila Fije muskulore përmban shumë Miofibrile që shkojnë paralel me vetë Fijen (shiko përmendëm me lartë). Miofibrilet mund të shihen me Mikroskop të zakonshëm optik. Ato ndërtohen nga Fije akoma më të holla, Protofibrilet (Mioflamente), të cilat mund të shihen vetëm me Mikroskop elektronik. Protofibrilet ndryshojnë nga përbërja kimike: disa përbehen nga Aktinet, ndërsa disa të tjera, që ndërthuren me të parat -përbëhen nga Miozina.

Portofibrilet e Aktinës janë më të holla -5 Nanometër, se sa Portofibrilet e Miozimës -10 Nanometër. Vendosja e Fijeve të holla të Aktinës dhe të trasha të Miozinës paraqitet në Formë skematike. Njohja me këtë skemë ka rëndësi për të kuptuar Mekanizmin e Tkurrjes. Miofibrilet përmbajnë Disqe të errëta (disqe izotope ose I), që i thyejnë njësoj Rrezet e Dritës dhe Disqe të errëta -anizotrope, që i thyejnë në mënyrë të dyfishtë Rrezet e Dritës.


MUSKULI I ZEMRËS


Ky Muskul formon shtresën kryesore të Murit të Zemrës Miokardit. Për nga Ndërtimi është më i ngjajshëm me Muskulin e vijëzuar te Skeletit, ndërsa për nga Funksioni me Muskulaturën e lëmuar. Tkurrjet e Miokardit janë të fuqishme -harxhojnë sasi të mëdha energjie dhe kontrollohen prej Sistemit nervor autonom, si dhe prej Sistemit hormonal. Muskuli i Zemrës paraqitet në dy forma:
1. Muskulatura tipike -e aftë që të tkurret (mikoardi) dhe
2. Muskulatura atipike që është Sistemi përcjellës i Zemrës, i cili nuk ka aftësi të tkurret.
MUSKUJT E NJERIUT Herzmu10
Përgatiti: Bukurmals
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://f-forum10.nstars.org
 
MUSKUJT E NJERIUT
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» MUSKUJT E NJERIUT
» ORGANET E BRENDSHME TË TRUPIT TË NJERIUT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
TE VËLLAZËRIA ISLAME*(FABA)* :: Feja dhe shkenca-
Kërce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions