TE VËLLAZËRIA ISLAME*(FABA)*
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


LEXO MËSO STUDIO ME EMRIN E {ALL-LLAHUT} I CILI KRIJOJ QDO GJË
 
ForumPortalGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Mrekullitë shkencore mjekësore në namazin e natës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
FLORENTI
Admin



Posts : 203
Join date : 28/07/2010
Age : 31
Location : PEJE

Mrekullitë shkencore mjekësore në namazin e natës Empty
MesazhTitulli: Mrekullitë shkencore mjekësore në namazin e natës   Mrekullitë shkencore mjekësore në namazin e natës EmptyFri Apr 01, 2011 1:20 pm

Mrekullitë shkencore mjekësore në namazin e natës
Në librin e shkruar në gjuhën angleze nga një grup shkrimtarësh, i titulluar “Diagnoza shtëpiake e praktikuar dhe e dobishme dhe fshehtësia e shërimit nga mjekësia popullore”, thuhet se ngritja nga shtrati gjatë natës, bërja e disa lëvizjeve të vogla brenda shtëpisë, bërja e disa lëvizjeve të thjeshta gjimnastikore, larja me ujë e disa pjesëve kryesore të trupit dhe marrja frymë thellë ka dobi të mëdha shëndetësore.

E ai që i mendon mirë këto këshilla, sheh se këto përshkruajnë në tërësi lëvizjet e besimtarit kur zgjohet për të falur namaz, duke filluar nga abdesti dhe më pas lëvizjet gjatë kryerjes së namazit të natës.

Për të gjitha këto ka treguar para katërmbëdhjetë shekujsh Muhamedi salallahu alejhi ue selem, kur ka treguar mbi vlerat dhe dobitë shëndetësore të namazit të natës e ka thënë: “Falni namaz nate, se është traditë e të devotshmëve para jush e afrim tek All-llahu për ju, ju ndalon nga mëkatet, jua shlyen mëkatet si dhe largon sëmundjen nga trupi juaj.”

Mënyra se si namazi largon sëmundjen nga trupi me lejen e All-llahut është vërtetuar si vijon. Është vërtetuar se ngritja dhe falja gjatë natës ndikon në pakësimin e lirimit të hormonit kurtizol, i cili ndikon në ndalimin e rritjes së sheqerit në gjak. Po ashtu ndikon në ndalimin e rritjes së shtypjes së gjakut si dhe ndalon koagulimin e gjakut në vena. Rezultati është ngadalësimi i qarkullimit të gjakut gjatë gjumit si dhe trashja e tij për shkak të mos huazimit të lëngjeve apo për shkak të shëndetit të tepërt si dhe e vështirëson frymëmarrjen, pengon qarkullimin e gjakut në kokë dhe hollimin e tij.

Gjithashtu, namazi i natës është shërim për sëmundjen pezmatimit apo ndezjes së nyjave ndërmjet eshtrave, që shkaktohet në nyja në ato vende ku lëvizin eshtrat për shkak të moslëvizjes së tyre për një kohë të gjatë kur njeriu fle natën. Kjo shërohet me lëvizjet në namaz dhe me larjen e këtyre pjesëve me ujë gjatë abdestit.

Namazi i natës ndalon sëmundjen e rritjes së tensionit nervor, pasi disa lëvizje të thjeshta gjatë namazit të natës ndikojnë në shërimin e kësaj sëmundjeje. Namazi i natës ndalon sëmundjen e tri xhlisirsateve (e cila është një lloj yndyre e cila ka mundësi të rritët në sasi të madhe, posaçërisht pas ngrënies së tepërt të darkës), që mund të shkaktojë sëmundjen e venave të zemrës, matufllëkun si dhe largon sëmundjen e brengave dhe mërzisë.
Po ashtu pakëson sëmundjen e tingëllimit të veshëve, shkaqet e së cilës janë ende të pazbuluara. Po ashtu, namazi i natës e pakëson shkakun e ndalimit të zemrës dhe ndalon vdekjen e papritur.

Namazi i natës aktivizon funksionet e ndryshme të trurit: me leximin dhe përsëritjen e Kur'anit, me meditimin në ajetet e tij si dhe me përkujtimin e duave të ndryshme nga Kur'ani e Suneti, që largojnë sëmundjen:
“All-llahu është mbrojtësi më i mirë dhe Ai është mëshirues i mëshiruesve!"
”O Zoti ynë, na fal e na mëshiro, na jep shëndet e jetë të gjatë! Na ndihmo që sa më shumë të të adhurojmë e të të falënderojmë! Na bëj që t’i trashëgojmë gjymtyrët tona e që me to Ty të të adhurojmë e mos bëj që ato të na trashëgojnë ne e të mos kemi dobi prej tyre!”



Përktheu: Hevzi Kadriu
12.4.2009
klubi kulturor
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://f-forum10.nstars.org
 
Mrekullitë shkencore mjekësore në namazin e natës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vlera e namazit të natës
» Tubimi i melekëve në namazin e sabahut dhe të ikindisë dhe kërkimi i faljes për ata që prezentojnë në to

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
TE VËLLAZËRIA ISLAME*(FABA)* :: Gjithqka Rreth Fejes Islam-
Kërce tek:  
Free forum | ©phpBB | Forum mbështetës | Report an abuse | Latest discussions